image 3 vite burgim për burrin që sulmoi seksualisht të miturën në Prizren

Kosovë

3 vite burgim për burrin që sulmoi seksualisht të miturën në Prizren

news image

Gjykata Themelore e Ferizajt departamenti për të mitur, më 8 gusht 2019 shpalli aktgjykim dënues ndaj të pandehurit O.H., i cili sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore të Ferizajt, akuzohet se kishte kryer veprën penale sulm seksual nga neni 229 paragrafi 5 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Gjyqtarja për të mitur Kadrije Goga – Lubishtani, pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor fillestar dhe pranimit të fajësisë nga i pandehuri O.H, për veprën penale të ngarkuar sipas aktakuzës, atë e shpalli fajtor dhe ia shqiptoi dënimin me burgim në kohëzgjatje prej 3 vjetësh.

I pandehuri O.H akuzohet se qershor 2019 në një hotel në Prizren, për qëllime seksuale e kishte keqpërdorur seksualisht të dëmtuarën – e mitur S.M, në atë mënyrë që pasi ai ishte takuar me të miturën dhe pasi kishin qenë në lidhje të mëhershme, ata ishin dakorduar që të shkonin në Prizren, dhe pasi kishin marrë një dhomë në hotel, gjatë qëndrimit aty i pandehuri kishte nisur ta prekte të dëmtuarën me qëllime seksuale.

“Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në afat prej pesëmbëdhjetë (15) ditësh nga dita e pranimit të aktgjykimit në formë të shkruar. Ankesa i drejtohet Gjykatës së Apelit në Prishtinë, nëpërmjet Gjykatës Themelore të Ferizajt”, thuhet në njoftimin dërguar mediave./Sinjali/