image 3 të vdekur dhe 461 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Shëndetësi

3 të vdekur dhe 461 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

news image

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë kanë vdekur tre pacientë të cilët ishin të prekur me COVID-19, shkruan Gazeta Sinjali.

Kështu bëri të ditur Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, përmes një njoftimi në Facebook.

“Brenda 24 orëve janë raportuar 3 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Fushë-Kosovë 1 rast (80 vjeç), Gjakovë 1 rast (85 vjeç), Pejë 1 rast (83 vjeç)”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.

Gjatë këtij intervali kohor janë regjistruar 461 raste të reja të infektimit me këtë virus, derisa janë shëruar 319 persona të cilit ishin të prekur me COVID-19./Gazeta Sinjali/

319 TË SHËRUAR DHE 461 RASTE ME COVID-19! Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në…

Posted by Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës on Wednesday, February 24, 2021