image 28 vjeçari nga Malisheva e inskenoi rrëmbimin e tij duke u zhveshur e lidhur në mal

Siguri

28 vjeçari nga Malisheva e inskenoi rrëmbimin e tij duke u zhveshur e lidhur në mal

news image

Jetmir Rudi, 28 vjeçar nga fshati Rud i Malishevës, i cili u raportua si i zhdukur dhe dyshohej se ishte rrëmbyer, e kishte inskenuar rrëmbimin e tij, shkruan Gazeta Sinjali.

Kështu ka bërë të ditur për Gazetën Sinjali, kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Gjakovë, Ali Uka, i cili tha se i dyshuari e ka pranuar se e ka inskenuar ngjarjen.

“Në bazë të informacioneve ai ka deshtë me vendos vetën në qendër të vëmendjes. Ai vetë e ka pranuar se e ka inskenuar ngjarjen. Familjarët kanë deklaruar se ai nuk ka pasur mosmarrëveshje me askënd dhe as familja e tij”, ka thënë Uka.

Jetmir Rudi u raportua si i zhdukur nga familjarët e tij të dielën e 22 nëntorit, derisa Policia e rajonit të Gjakovës kishte ngritur dyshime se i njëjti ishte rrëmbyer.

Pamjet që dolën në media ku ai shihej i lidhur e i zhveshur në mes të malit, 28 vjeçari i kishte inskenuar vetë.  

Lidhur me këtë ngjarje rasti i cili deri më tani po hetohej si “Rrëmbim”, tashmë ka ndryshuar në “Deklarim të rremë”.

/GazetaSinjali/