image 28 persona vdesin gjatë kryerjes së Haxhit

Botë

Arabi Saudite/ 28 persona vdesin gjatë kryerjes së Haxhit

news image

Kreu i Drejtorisë së Çështjeve Fetare të Turqisë, Ali Erbaş, ka bërë të ditur se të paktën 28 haxhinj turq kanë ndërruar jetë gjatë Haxhit.

“28 vëllezër ndërruan jetë gjatë Haxhit”, tha Erbaş, i cili u shprehi ngushëllime familjarëve të të vdekurve.

Haxhi është një nga pesë “shtyllat e Islamit” të cilën duhet kryer një herë në jetë nga burrat dhe gratë të cilët kanë mundësi financiare.

Kujtojmë se nga Kosova numri i besimtarëve që kanë shkuar në Haxh është 1 mijë e 80. Çmimi i haxhit për besimtarët kosovarë këtë vit është 4.150 euro.