image 27-vjeçari nga Prishtina kapet me rreth 1 kg drogë në Vërmicë, e kishte fshehur te motori i veturës

Siguri

27-vjeçari nga Prishtina kapet me rreth 1 kg drogë në Vërmicë, e kishte fshehur te motori i veturës

news image

Mbrëmë rreth orës 21:05 në pikëkalimin kufitar në Vërmicë është arrestuar 27-vjeçari me inicialet Y.S., i cili po vinte nga Shqipëria për në Kosovë.

Ai u arrestua pasi që në automjetin e tij, Policia gjeti dhe sekuestroi rreth një kilogram substancë të dyshuar narkotike, e llojit marihuanë, raporton Gazeta Sinjali.

Këtë substancë të mbështjellë në një qese najloni, ai e kishte fshehur te motori i automjetit.

“Gjatë kontrollit më të detajuar nga Policia dhe Dogana e Kosovës, në pjesën e motorit të automjetit është zbuluar një sasi rreth një kilogram (1kg) substancë e dyshuar si marihuanë e cila ishte e mbështjellë në një qese najloni”, njofton Policia.

Me urdhër të prokurorit të Prokurorisë Themelore në Prizren, 27-vjeçari është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata./GazetaSinjali/