image 27-vjeçari i dyshuar për vjedhje në arkat humanitare të dy xhamive, arrestohet nga policia

Siguri

27-vjeçari i dyshuar për vjedhje në arkat humanitare të dy xhamive, arrestohet nga policia

news image

Policia e Kosovës ka njoftuar me datë 26 shtator rreth orës 21:20 në Shtime kishte pranuar një informacion se në  dy objekte fetare, në xhamitë e fshatit Carralevë dhe në Lagjen e Pajtimit në Shtime, ishin vjedhur para nga arkat ku qytetarët dhurojnë për bamirësi.

I dyshuari për këtë vjedhje të rëndë është kapur sot.

Ai është i moshës 27-vjeçare, sqaron Policia.

Sipas njoftimit, hetuesit e stacionit të policisë në Shtime nën autorizim të Prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj,  i kishin marrë veprimet e nevojshme dhe kishin nisur hetimet.

“Pas një pune hetimore, grumbullimit të informacioneve në terren, hetuesit kanë arritur që të identifikojnë të dyshuarin dhe vendin e ndodhjes së tij , me inicialet S.M (M/K) i moshës 27 vjeçar, të cilin sot me datën 29.09.2022 rreth orës 17:00 e kanë arrestuar nën dyshimin se ka kryer veprën penale të vjedhjes së rëndë. I dyshuari është shoqëruar në stacionin e policisë në Shtime dhe pas intervistimit nga hetuesit policor, me vendim të Prokurorit të rastit, është liruar për procedurë të rregullt hetimore,  ndërsa rasti është cilësuar “Vjedhje e rëndë””, thuhet në fund. 

/GazetaSinjali/