image 26 raste të reja me koronavirus, vdes një person në Maqedoni

Rajon

26 raste të reja me koronavirus, vdes një person në Maqedoni

news image

Nga Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni kanë njoftuar se vetëm gjatë 24 orëve janë regjistruar 26 raste të reja me koronaviurs, me çka numri i të infektuarve ka arritur në 285.

Nga atje thonë se në Klinikën për Sëmundje Infektive ka humbur jetën një pacient nga Dibra 79 vjeç. Pacienti u diagnostikua pozitiv për Covid-19 në 23 mars, ndërsa në spital është shtruar më 25 mars në gjendje jo të mirë shëndetësore.

Nga MSH njoftojnë se sot janë lëshuar edhe 9 pacientë (8 nga Dibra dhe 1 nga Shkupi) pasi të njëjtët kanë rezultuar negativ në dy testimet e fundit. Me këtë, numri i të shëruarve shkon në 12 kurse i të vdekurve në 7.