image 237 rastet e reja vijnë nga këto komuna të Kosovës

Shëndetësi

237 rastet e reja vijnë nga këto komuna të Kosovës

news image

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë konfirmuar edhe 237 raste të reja me koronavirus, duke e çuar kështu në 6 mijë e 917 numrin e rasteve pozitive të regjistruara deri më sot, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, rastet e reja vijnë nga komunat: Prishtinë, Gjakovë, Mitrovicë, Gjilan, Ferizaj, Fushë Kosovë, Podujevë, Pejë, Vushtrri, Viti, Klinë, Skenderaj, Drenas, Deçan, Kamenicë, Lipjan, Obiliq, Malishevë, Rahovec, Dragash, Prizren, Shtime, Kaçanik dhe Suharekë.

“Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 71 raste, komuna Gjakovë 27 raste, komuna Mitrovicë 24 raste, komuna Gjilan 16 raste, komuna Ferizaj 16 raste, komuna Fushë Kosovë 11 raste, komuna Podujevë 9 raste, komuna Pejë 8 raste, komuna Vushtrri 8 raste, komuna Viti 7 raste, komuna Klinë 6 raste, komuna Skenderaj 6 raste, komuna Drenas 5 raste, komuna Deçan 4 raste, komuna Kamenicë 3 raste, komuna Lipjan 3 raste, komuna Obiliq 3 raste, komuna Malishevë 3 raste, komuna Rahovec 2 raste dhe nga 1 rast komunat: Dragash, Prizren, Kaçanik, Shtime dhe Suharekë”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së./Gazeta Sinjali/