image 23-vjetori i rënies së Mujë Krasniqit dhe 41 bashkëluftëtarëve të tij

Histori

23-vjetori i rënies së Mujë Krasniqit dhe 41 bashkëluftëtarëve të tij

news image

Sot mbushen 23 vjet nga rënia heroike e komandantit të Brigadës 113 të Zonës Operative të Drenicës, Mujë Krasniqi – Kapuçi dhe 41 bashkëluftëtarëve të tij, në kufirin Kosovë – Shqipëri.

Gjatë mëngjesit të acartë të 14 dhjetorit 1998, luftëtarët e UÇK-së derisa po sillnin armë në Kosovë, kishin rënë në pritën e organizuar nga ushtria dhe policia e armikut, te vendi i quajtur “Te Likenet e Hasit” në Gorozhup të Pashtrikut.

Në luftimet e pabarabarta, u plagosën edhe dhjetëra luftëtarë, ndërsa disa luftëtarë u zunë rob lufte, por pas një aksioni të zhvilluar nga luftëtarët e UÇK-së, 8 ushtarë të ushtrisë serbe ishin kapur nga luftëtarët e UÇK-së dhe me ndërmjetësimin e OSBE-së u bë këmbimi i ushtarëve të të dyja palëve.

Dëshmorët e UÇK-së, të rënë në brezin kufitar mes Shqipërisë dhe Kosovës, u varrosën në Polac të Drenicës me nderime larta ushtarake, më 21 dhjetor 1998./GazetaSinjali/