image 22 vjet nga masakra në Pastasellë të Rahovecit ku u vranë 106 persoma - Sinjali

COVID-19

Të infektuar

97.996

Të shëruar

82.064

Të vdekur

1.988

22 vjet nga masakra në Pastasellë të Rahovecit ku u vranë 106 persoma

news image

Masakra në Pastasellë të Komunës së Rahovecit është një nga masakrat më të tmerrshme që kanë bërë forcat kriminale serbe gjatë luftës së Kosovës të vitit 1999.

Në këtë masakër janë vrarë dhe masakruar 106 persona nga ky fshat dhe fshatrat tjera përreth.

Edhe sot e kësaj dite nga kjo masakër ende ka familjarë që kërkojnë t’i kthehen trupat e më të dashurve të tyre, të cilët edhe pas 22 vjetësh figurojnë të pagjetur.

Në këtë masakër përpos vrasjes dhe masakrimit nga forcat serbe, të vrarët më pastaj edhe janë djegur. Në këtë masakër kanë mbijetuar 13 persona.

/GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin