image 22-vjeçari nga Podujeva ushtron dhunë ndaj dy vëllezërve të tij

Siguri

22-vjeçari nga Podujeva ushtron dhunë ndaj dy vëllezërve të tij

news image

Numri i rasteve të dhunës në familje vetëm sa po rritet çdo ditë e më shumë. Përveç grave, që janë viktimat më të shpeshta, ajo që po bie në sy në bazë të raportimeve të fundit, janë edhe përleshjet mes vëllezërve e motrave. Një rast i tillë ka ndodhur edhe mbrëmë, në Letanc të Podujevës, thonë burimet e Sinjalit.

Atje, në një familje, tre vëllezër janë kapur mes vete, ku vëllai më i vogël ka ushtruar dhunë ndaj dy vëllezërve të tjerë.

Për konfliktin mes vëllezërve të moshës nga 22 deri në 31-vjeç, u desh intervenimi i Policisë, me ç’rast i dyshuari përfundoi në pranga.

Përveç tij, para hetuesve policorë deklarata kanë dhënë edhe dy vëllezërit që e pësuan, të cilët kanë përshkruar në detaje se çka ndodhi në shtëpinë e tyre.

Pas përfundimit të procedurave në Polici, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar ndalimin e të dyshuarit, i cili ngarkohet me veprën penale “dhunë në familje”.

/GazetaSinjali/