image 22 vjeçari nga Kumanova ra nga ura në lumin Zhelinë, dyshohet se është mbytur

22 vjeçari nga Kumanova ra nga ura në lumin Zhelinë, dyshohet se është mbytur

news image

E.R., i lindur në vitin 2000 nga Kumanova mësohet se është personi i cili sot me veturën e tij Golf ra nga ura në lumin vardar në Zhelinë.

Familjarët e tij sot kanë qenë në vendin e ngjarjes duke dëshmuar se bëhet fjalë për personin me inicialet E.R,.

Nga ana tjetër komandanti i Zjarrfikësve të Tetovës, Avni Ameti thotë se deri tani sipas informacioneve brenda veturës Golf, e cila ka rënë në lumin vardar në Zhelinë, ka qenë një person nga Kumanova.

“Sipas informacioneve të familjarëve deri tani vetëm një person dyshohet se është mbytur. Ne vazhdojmë të kërkojmë, jemi të gjithë ekipet edhe nga njësia zhytëse nga Manastiri, ekipet e policisë, njësiti i zjarrfikësve” u shpreh Ahmeti.

Shkaku i ujit të madh dhe të turbullt kërkimet vështirësohen dhe është e pamundur të gjendet. Kërkimet do të vazhdojnë nesër.

Nga policia dhe prokuroria ende nuk ka ndonjë informacion zyrtar.

/GazetaSinjali/