image 22 të vdekur në Turqi, u helmuan me alkool

Botë

22 të vdekur në Turqi, u helmuan me alkool

news image

Numri i personave që humbën jetën për shkak të alkoolit të falsifikuar është rritur në 22 në 4 ditët e fundit, raportojnë mediat në Turqi. 

Policia ka nisur një operacion të quajtur “Poison” ndaj të dyshuarve që para Vitit të Ri kanë hedhur në treg pije false.

Në lagjen Nizip të Antepit, 3 nga 10 personat që u helmuan nga pirja e alkoolit fals dhe u shtruan në spital vdiqën. Pas ngjarjes është arrestuar një person i cili u konstatua se shiste pije të rreme, raportojnë mediat.

Dy ditët e fundit në rrethin e Nizipit janë paraqitur 10 persona në spital me ankesë për helmim. Në ekzaminimin e 10 personave që janë trajtuar, është konstatuar se janë helmuar për shkak të alkoolit fals. Tre nga 10 personat që u trajtuan në spital, gjendja e të cilëve u përkeqësua, kanë ndërruar jetë ditën e sotme. /GazetaSinjali/