image 22 raste të reja me koronavirus në Maqedoninë Veriore

Rajon

22 raste të reja me koronavirus në Maqedoninë Veriore

news image

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut, ka njoftuar për 22 raste të reja me koronavirusin e ri.

Prej tyre, 13 janë regjistruar në Shkup, 7 në Tetovë dhe 2 në Prilep.

Sipas të dhënave, numri i të infektuarve ka arritur në 1664 dhe prej tyre 1200 janë shëruar, 91 kanë vdekur dhe 373 janë ende pozitiv.

Komisioni i sëmundjeve Infektive ka diskutuar gjendjen pas rritjes së numrit të të infektuarve në tre ditët e fundit dhe më këtë rast ka bërë të ditur se “lehtësimi i masave duhet të bëhet në mënyrë graduale, pasi përvoja e vendeve që kanë lehtësuar masat tregon për rritje të numrit të pacientëve të rinj”.

Komisionit për Sëmundje Infektive i ka rekomanduar institucioneve kompetente të kryejnë kontrolle të shpeshta dhe të vazhdueshme të subjekteve me qëllim të ruajtjes së shëndetit.

Ministria e Punëve të Brendshme ndërkohë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit, 29 persona nuk kanë respektuar vendimin për kufizim të lëvizjes dhe 22 prej tyre janë ndaluar nga policia për procedurë të mëtejmë kundërvajtëse. /Gazeta Sinjali/