image 21-vjeçarja në Podujevë rrah bashkëshortin e saj, e godet me patika dhe e kap për fyti

Siguri

21-vjeçarja në Podujevë rrah bashkëshortin e saj, e godet me patika dhe e kap për fyti

news image

Rastet e dhunës në familje janë të shpeshta në vendin tonë, por rrallë ndodh që viktima të jenë burrat, pasi që zakonisht dhunën e denoncojnë gratë. E në një familje llapjane kërciti dajaku, por kësaj here viktimë është një 28-vjeçar, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson se rastin e ka denoncuar në Polici burri, i cili ka deklaruar se bashkëshortja e tij e ka sulmuar fizikisht duke e goditur me atlete dhe duke e kapur për fyti.

Njësitet policore me të marrë informatën kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë arrestuar 21-vjeçaren dhe e kanë shoqëruar në stacion për intervistim.

Para hetuesve policorë e dyshuara ka pranuar se ka rrahur bashkëshortin e saj, mirëpo ka shprehur pendesë për veprën e kryer.

Me urdhër të prokurorit, ndaj saj është iniciuar rasti për veprën ‘Dhunë në familje’.

/GazetaSinjali/