image 205 rastet e reja me koronavirus vijnë nga këto komuna

Shëndetësi

205 rastet e reja me koronavirus vijnë nga këto komuna

news image

Instituti i Shëndetësisë Publike ka njoftuar se gjatë ditës së sotme janë infektuar 205 persona me koronavirus.

Të infektuarit vijnë nga komuna e Prishtinës, Ferizajt, Prizrenit, Fushë Kosovës, Podujevës, Mitrovicës, Pejës, Vushtrrisë, Obiliqit, Shtimes, Dragashit, Lipjanit, Rahovecit, Drenasit, Istogut, Gjakovës, Kaçanikut, Skenderajt, Klinës, Malishevës, Mitrovicës së Veriut dhe Suharekës.

“Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 87 raste, komuna Ferizaj 25 raste, komuna Prizren 16 raste, komuna Fushë Kosovë 14 raste, komuna Podujevë 13 raste, komuna Mitrovicë 9 raste, komuna Pejë 5 raste, komuna Vushtrri 5 raste, komuna Obiliq 4 raste, komuna Shtime 4 raste, komuna Dragash 3 raste, komuna Lipjan 3 raste, komuna Rahovec 3 raste, komuna Drenas 2 raste, komuna Istog 2 raste, komuna Gjakovë 2 raste, komuna Kaçanik 2 raste, komuna Skenderaj 2 raste, dhe me nga 1 rast komunat: Klinë, Malishevë, Mitrovicë e Veriut dhe Suharekë”. /Gazeta Sinjali/