image 20 vjeçari shqiptar vret dhe djeg trupin e ish-shefit të tij

Shqipëri

20 vjeçari shqiptar vret dhe djeg trupin e ish-shefit të tij

news image

20 vjeçari, Indrit Lleshi është shqiptar i arrestuar prej policisë greke, pasi akuzohet se ka vrarë dhe djegur kufomën e ish-punëdhënësit të tij në ishullin Santorini në Greqi, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas policisë greke, Lleshi akuzohet se ka ekzekutuar viktimën 62 vjeç, për një borxh prej 200 eurosh, që ky i fundit i kishte pa dhenë për ditët e punës në hotelin e viktimës.

I ndaluar prej policisë, mbas më shumë se 10 orë marrje në pyetje, Lleshi ka pranuar se ka qënë ai që ka vrarë dhe viktimën.

20 vjeçari ka thënë para agjentëve se kishte kërkuar prej pronarit grek të hotelit në të cilin punonte,shumën që ai i kishte borxh, pasi donte t’ja dërgonte të ëmës dhe tre motrave të tij në shqipëri, por viktima e ka ofenduar, dhe në vazhdim e ka kërcënuar me një shishe.

Pasi janë përleshur, i arrestuari deklaroi se e ka viktimën të bjerë në tokë pa ndjenja, dhe në panik e ka spërkatur atë me vodka, dhe i ka vënë zjarrin, duke bërë që trupi i pa jetë të digjet për më shumë se 24 orë, në një ambient me ajrim të kufizuar në hotelin e viktimës.

Por mjeku ligjor që ekzaminoi mbetjet  e trupit pothuaj të karbonizuar të viktimës, thotë se përpara se  të digjet, viktima është goditur me sende të forta, ndoshta me levë.

Me pas autori ka ndërruar rrobat dhe i është drejtuar një lokali, ku me gjakftohtësi, ka konsumuar kafe, pa dhënë asnjë shenjë se ka qenë autor i një prej krimeve më të rënda të ndodhura kohët e fundit në vend.

Autori, Indrit Lleshi rezulton se është deportuar prej autoriteteve greke dy herë  në të kaluarën, por sërish ka mundur  të kalojë kufirin dhe të shkojë për të punuar në ishullin e Santorinit, transmeton Top Channel.

Ai do të dërgohet në gjykatë për masë sigurie,ndërsa lajmi i ekzekutimit të 62 vjeçarit grek,ka tronditur opinionin vendas./Gazeta Sinjali/