image 20 të shëruar dhe 12 raste pozitive me koronavirus sot në Gjilan

Shëndetësi

20 të shëruar dhe 12 raste pozitive me koronavirus sot në Gjilan

news image

Një person nga Komuna e Gjilanit i cili ka vdekur gjatë ditës së sotme e ka çuar në katër numrin e viktimave nga koronavirusi në këtë komunë, shkruan Gazeta Sinjali.

Sonte Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka konfirmuar edhe 12 raste pozitive me COVID-19 në Komunën e Gjilanit, derisa janë shëruar 20 të tjerë.

Kryetari i komunës, Lutfi Haziri ka njoftuar se edhe 13 raste me simptoma po presin rezultatet nga Instituti.

“Po ashtu, edhe 13 raste me simptoma presin rezultatet nga IKSHP.
Koha me e rritë kujdesin. Sonte, nesër e çdo ditë. Të bashkohemi kundër rritjes së të infektuarve dhe ta parandalojmë rikthimin e masave dhe mbylljen e jetes sonë prapë!”, ka  shkruar Haziri në profilin e tij në Facebook.

Nga fillimi i pandemisë e deri sot në Komunën e Gjilanit janë regjistruar gjithsej 182 raste pozitive me COVID-19, prej tyre 129 janë shëruar, 49 raste janë aktive, ndërsa 4 vdekur./Gazeta Sinjali/