image Nga këto komuna të Kosovës janë 20 të infektuarit me koronavirus

Kosovë

Shëndetësi/ Nga këto komuna të Kosovës janë 20 të infektuarit me koronavirus

news image

Instituti i Shëndetësisë Publike ka bërë të ditur se sot janë testuar 129 mostra të marra nga rastet e hospitalizuar në Klinikën Infektive 20 prej tyre kanë rezultuar pozitive.

Sipas IKSHPK rastet pozitive janë raste kontakti, 15 prej të cilave janë me vendbanim në Banjë -Malishevë, dy me vendbanim në Malishevë, një me vendbanim në Bllacë-Suharekë, një me vendbanim në Drenas dhe një me vendbanim në Prishtinë, shkruan Gazeta Sinjali.

 “Rastet pozitive janë raste kontakti, pesëmbëdhjetë (15) prej të cilave janë me vendbanim në Banjë -Malishevë, dy (2 ) me vendbanim në Malishevë, një (1) me vendbanim në Bllace-Suharekë, një (1) me vendbanim në Drenas dhe një (1) me vendbanim në Prishtinë”,  thuhet në njoftimin e IKSHPK.

Deri më tani në Kosovë janë 165 persona të infektuar me koronavirus. /Gazeta Sinjali/