image 20 raste të reja me COVID-19 në Podujevë gjatë 24 orëve të fundit

Shëndetësi

20 raste të reja me COVID-19 në Podujevë gjatë 24 orëve të fundit

news image

Komuna e Podujevës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit kanë rezultuar 20 raste pozitive me COVID-19.

“Bazuar në njoftimin e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë̈ Publike të Kosovës, lidhur me rastet e reja me COVID-19, sot në Komunën e Podujevës kemi 20 raste pozitive”.

Sipas njoftimit, rastet e reja vijnë nga këto vendbanime: Podujevë, Bellopojë, Bradash, Dobërdol, Gërdoc, Llapashticë e Epërme, Llapashticë e Poshtme, Llugë, Lupç i Epërm, Lupç i Poshtëm, Revuç, Sekiraçë, Shakovicë, Katunishtë.

Aktualisht në Komunën e Podujevës janë 183 raste aktive me COVID-19 dhe 205 të shëruar. /Gazeta Sinjali/