image 20 vjet nga vdekja e Xhemajl Mustafës, vrasësit e tij akoma në liri

Drejtësi

20 vjet nga vdekja e Xhemajl Mustafës, vrasësit e tij akoma në liri

news image

20 vjet më parë është vrarë Xhemajl Mustafa, një prej themeluesve të Lidhjes Demokratike të Kosovës, teksa që nga ajo ditë akoma nuk është zbardhë vrasja e tij, shkruan Gazeta Sinjali.

Që nga atëherë Institucionet e Kosovës nuk e kanë zbardhur vrasjen e Xhemaj Mustafës e vrasësit e tij janë akoma në liri të cilët padrejtësisht ia morën jetën.

Vrasja e tij përbën një nga ngjarjet më të rënda që kanë ndodhur pas luftës në Kosovë e cila vazhdon të mbetet enigmë.

Kujtojmë që Xhemajl Mustafa është vrarë më 23 nëntor të vitit 2000 në Prishtinë.

Teksa po hynte në banesën e tij në lagjen “Dardania”, ai ishte qëlluar me armë zjarri nga dy persona.

Hetimet për vrasjen e tij në fillim i kishte udhëhequr Policia e UNMIK-ut dhe KFOR-i.

/Gazeta Sinjali/