image 19-vjeçari në Prizren bën për spital ish-dhëndrin bashkë me motrën e tij, 37-vjeçari pëson lëndime serioze

Siguri

19-vjeçari në Prizren bën për spital ish-dhëndrin bashkë me motrën e tij, 37-vjeçari pëson lëndime serioze

news image

Dy persona kanë përfunduar në Qendrën Emergjente të Spitalit Rajonal të Prizrenit, pasi dyshohet se janë sulmuar fizikisht nga një i ri, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Emergjencës bëjnë të ditur se një burrë dhe një grua, janë dërguar atje si pasojë e lëndimeve të marra nga një sulm fizik, ku 37-vjeçari ishte në gjendje të rëndë, ndërsa gjendja shëndetësore e 45-vjeçares është më e mirë, pasi kishte vetëm lëndime të lehta trupore.

Sinjali mëson se dy viktimat janë motër e vëlla dhe ata dyshohet se janë rrahur keq nga vëllai i ish-bashkëshortes së 37-vjeçarit.

Sinjali do t’iu mbajë të informuar.

/GazetaSinjali/