image 19 viktima nga COVID-19, Osmani: Sot vendi ynë ka arritur një kulm të tmerrshëm - Sinjali

COVID-19

Të infektuar

38431

Të shëruar

23754

Të vdekur

989

19 viktima nga COVID-19, Osmani: Sot vendi ynë ka arritur një kulm të tmerrshëm

news image

Sot janë shënuar rekord raste të vdekjeve nga COVID-19 që nga fillimi i pandemisë, ndërsa në lidhje me këtë ka reaguar ushtruesja e detyrës së Presidentit të Kosovës, Vjosa Osmani, shkruan Gazeta Sinjali.

Përmes një postimi në Twitter, Osmani tha se sot vendi ynë ka arritur një kulm të tmerrshëm dhe se sot 19 familje u dhanë lamtumirën atyre që humbën betejën kundër COVID-19.

Po ashtu Osmani tha se virusi është mjaft i rrezikshëm dhe se duhet të rregullojmë sjelljet tona për të mbrojtur më të dashurit tanë.

Në këtë ditë, vendi ynë ka arritur një kulm të tmerrshëm. Sot, 19 familje u dhanë lamtumirën atyre që humbëm në betejën kundër COVID-19. Virusi është i rrezikshëm, i shpejtë dhe i përhapur. Ne e njohim sjelljen e virusit, por le të rregullojmë tonat për të mbrojtur më të dashurit tanë. Mbani maskën dhe distancën“.

Kujtojmë që gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë shënuar 19 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitivë.

Ndërsa janë regjistruar 711 raste të reja kështu duke e çuar numrin total të rasteve pozitive në 33.588.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 721 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 20.493 raste, kurse numri i rasteve aktive është 12.191.

/Gazeta Sinjali/


Shpërndaje artikullin