image 19 rastet e reja me koronavirus në Mitrovicën e Jugut vijnë nga këto vendbanime

Shëndetësi

19 rastet e reja me koronavirus në Mitrovicën e Jugut vijnë nga këto vendbanime

news image

Në Mitrovicën e Jugut për 24 orë janë konfirmuar 19 raste të reja, shkruan Gazeta Sinjali.

16 raste janë nga qyteti i Mitrovicës, 1 Zhabar i Poshtëm, 1 Kçiq i Madh dhe 1 Vinarc i Poshtëm.

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 462 mostra të marra nga SHSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 188 raste pozitive.

Numri total i rasteve pozitive është 10 mijë e 247 nga 40 mijë e 646 persona të dyshimtë për virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 327 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese./Gazeta Sinjali/