image 18-vjeçari vret fqinjin e tij për të realizuar një video në TikTok

Botë

18-vjeçari vret fqinjin e tij për të realizuar një video në TikTok

news image

Një 18-vjeçar ka vrarë fqinjin e tij në Amerikë duke realizuar një video për “TikTok”.

Mediat e huaja raportojnë se viktima ka qenë 51-vjeçari William Durham i cili ka ngelur i vdekur në vend nga plagët që kishte marrë.

Krimi i Zachary Latham është filmuar nga një kamerë amatore e mbajtur nga e dashura e tij dhe është shpërndarë në rrjetin social “TikTok”.

Në video shihet teksa Durham i afrohet makinës së agresorit dhe ky i fundit e godet. Plagët i sollën vdekjen, ndërkohë që prokuroria ka nisur një hetim rreth kësaj ngjarjeje./Gazeta Sinjali/