image 17 vjeçarja shqiptare, e para në botë që arriti 7 Majat më të larta në botë

Sporte të tjera

17 vjeçarja shqiptare, e para në botë që arriti 7 Majat më të larta në botë

news image

Mrika Nikçi është 17-vjeçarja e parë në botë që arriti të ngjitë shtatë majat më të larta në botë.

Mrika së bashku me partnerin e saj të ngjitjes, babain e saj Arianit Nikçin, kanë ngjitur majën e Carstensz Pyramide në Indonezi, duke kompletuar kështu ngjitjen në 7 majat më të larta të 7 kontinenteve në botë.

Mrika kështu duke u bërë femra më e re në botë, e cila pa mbushur 18 vjet arriti të kalojë misionin e 7 Majave.

Kjo është hera e parë që një femër 17-vjeçare në botë kompleton “Seven Summits”, njëherit alpinistët e parë shqiptarë që kalojnë me sukses këtë sfidë, si babë e bijë.

Mrika Nikçi – 17 vjeçarja pejane, tashmë e njohur si Mrikë Malësorja, me dt. 15.08.2019, në ora 9:45 me kohën lokale, së bashku me partnerin e saj të ngjitjes – babain e saj Arianit Nikçi, kanë ngjitur majen e Carstensz Pyramide në Indonezi, duke kompletuar kështu ngjitjen në 7 majat më të larta të shtatë kontinenteve në botë.