image 16 pacientë me COVID-19 po trajtohen në Spitalin e Pejës, dy në gjendje të rëndë

Shëndetësi

16 pacientë me COVID-19 po trajtohen në Spitalin e Pejës, dy në gjendje të rëndë

news image

Aktualisht, në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës janë duke u trajtuar 16 pacientë me COVID-19. Prej tyre, 10 janë në oksigjenoterapi dhe dy të tjerë në gjendje më të rëndë shëndetësore, shkruan Gazeta Sinjali.

Ndërkaq, gjatë 24 orëve të fundit në këtë spital, 544 persona kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë, 46 prej tyre janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.

13 lindje kanë qenë gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë. Kanë lindur 13 foshnje, tetë të gjinisë mashkullore dhe pesë të gjinisë femërore.

382 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 4,265 analiza, ndërsa janë kryer 10 operacione. /Gazeta Sinjali/