image 157 raste të reja me koronavirus në Serbi, shkon në 9326 numri i të infektuarve

Rajon

Rajon/ 157 raste të reja me koronavirus në Serbi, shkon në 9326 numri i të infektuarve

news image

Vetëm gjatë 24 orëve kaluara në Serbi janë regjistruar 157 raste pozitive me Covid-19, kurse katër të tjerë kanë vdekur nga virusi.

Në 24 orët e fundit janë testuar 5 mijë e 86 persona, deklaroi zv/drejtoresha e klinikës infektive Ivana Milosheviç, e cila theksoi se janë infektuar 3.08 për qind.

Aktualisht në spitalet e Serbisë janë shtruar 2 mijë e 286 pacientë dhe 57 janë në respiratorë.

Që nga fillimi i pandemisë së koronavirusit, në Serbi janë konfirmuar 9 mijë e 326 raste, me 189 të vdekur dhe 1 mijë e 426 të shëruar.