image 151 raste të reja me koronavirus në Greqi, Qeveria vendos masa shtesë

Rajon

151 raste të reja me koronavirus në Greqi, Qeveria vendos masa shtesë

news image

Greqia ka konfirmuar 151 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit. Nga fillimi i epidemisë janë regjistruar 5 mijë e 270  persona të infektuar, ndërsa gjithsej 210 pacientë e kanë humbur betejën me këtë virus.

Sipas mediumeve greke, numri më i madh i rasteve të reja ditën e sotme u shënua në zonën Atika, rajoni më i gjerë i Athinës, në kuadër të së cilit është edhe ishulli Poros ku prej sot në mëngjes në fuqi janë masat restriktive për shkak të numrit të madh të personave të infektuar.

Nga e mërkura, për të gjithë ata të cilët në Greqi do të arrijnë nga Malta detyrimisht duhet të kenë test negativ për COVID-19, të bërë 72 orë para udhëtimit.

Në periudhën në vijim anulohen të gjitha panairet, ndërsa ndalesa për qëndrim në të gjitha klubet e natës, baret, kafenetë, klubet me muzikë dhe të ngjashme vazhdohet deri në fund të muajit./Gazeta Sinjali/