image 15 vjeçarja bëhet nënë, lind fëmijën e saj të parë në QKUK

Sociale

15 vjeçarja bëhet nënë, lind fëmijën e saj të parë në QKUK

news image

Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, në Klinikën e Gjinekologjisë një 15 vjeçare ka sjellur në jetë fëmijën e saj të parë.

Lajmin për media e ka konfirmuar drejtori i Klinikës së Neonatologjisë në QKUK, Xhevdet Gojnovci.

“Nëna është 15 vjeçare, pra ka lindur në vitin 2005, beba e gjinisë femër ka lindur 3 kilogram e 300 gram. Pas konsultave me punëtorët social, ajo ka vendosur që të kujdeset vetë për foshnjen sepse ka probleme me bashkëshortin. Ajo është liruar në gjendje të mirë shëndetësore”- tha ai.

Edhe në shkurt të vitit të kaluar në QKUK një tjetër 15 vjeçare kishte sjellë në jetë fëmijën e saj të parë. Gazeta Sinjali