image 140 raste të reja me koronavirus, Kroacia e bën obligative vendosjen e maskave

Botë

140 raste të reja me koronavirus, Kroacia e bën obligative vendosjen e maskave

news image

Në Kroaci janë regjistruar 140 raste të reja me koronavirus, që paraqet shifrën më të lartë ditore që nga fillimi i përhapjes së pandemisë.

Shumica e rasteve janë shënuar në Zagreb dhe në pjesën lindore të vendit.

Drejtorati Kombëtar për Mbrotje Civile ka njoftuar se nga e hëna, maskat do të jenë të detyrueshme për puntorët dhe klientët në dyqane si dhe për punëtorët e restoranteve, bareve dhe vendeve të tjera, ku ka kontakt të afërt me klientët.

Në fillim të pranverës, Kroacia kishte arritur me sukses ta kufizonte përhapjen e virusit të ri dhe në fillim të qershorit shifra ditore kishte rënë pothuajse në zero. Megjithatë, numri i rasteve u rrit në javët e fundit. Shumë kroatë besojnë se kjo ka ardhur si pasojë e mbajtjes së tubimeve, përfshirë dasmat.

Rreth 500 mijë turistë nga vendet e Evropës Qendrore janë duke i kaluar pushimet në bregdetin e Adriatikut, por në mesin e tyre ka pasur shumë pak raste të infektimeve.

Deri më tani, Kroacia i ka regjistruar 3,672 raste të infektimeve dhe 118 të vdekur. Tash për tash janë 1,088 raste aktive. /Gazeta Sinjali/