image 13 të vdekur dhe 737 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

Shqipëri

13 të vdekur dhe 737 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

news image

Gjatë 24 orëve të fundit kanë vdekur 13 persona si pasojë e COVID-19, njofton Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale në Shqipëri, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas njoftimit thuhet gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar edhe 737 raste të reja.

Ndërkohë, të shëruar janë 414 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 15.469 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në 3 spitalet COVID, po trajtohen 443 pacientë, 10 në terapi intensive, 5 pacientë janë të intubuar, bëhet e ditur në raportin 24 orësh të ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale në Shqipëri./Gazeta Sinjali/