image 13 të vdekur dhe 609 raste të reja me koronavirus gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë

Shëndetësi

13 të vdekur dhe 609 raste të reja me koronavirus gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë

news image

13 persona kanë ndërruar jetë si pasojë e infektimit me koronavirus gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë dhe 609 të tjerë janë infektuar me këtë virus, shkruan Gazeta Sinjali.

Kështu ka bërë të ditur Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike përmes një postimi në Facebook.

“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.590 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 609 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 13 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Suharekë 3 raste (83,76, 68 vjeç), Prizren 2 raste (62, 57 vjeç), Deçan 1 rast ( 70 vjeç), Kamenicë 1 rast ( 63 vjeç), Junik 1 rast (56 vjeç), Mitrovicë 1 rast ( 83 vjeç), Obiliq 1 rast (75 vjeç), Pejë 1 rast ( 66 vjeç), Prishtinë 1 rast (69 vjeç) dhe Vushtrri 1 rast (67 vjeç)”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.

Ky institut njofton se gjatë ditës së fundit në Kosovë janë shëruar 350 pacientë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 21.746 raste, kurse numri i rasteve aktive është 12.864./Gazeta Sinjali/