COVID-19

Të infektuar

4512

Të shëruar

2156

Të vdekur

97

11 zyrtarë komunalë në Ferizaj të infektuar me COVID-19

news image

Në Ferizaj sot janë konfirmuar edhe 21 raste të reja me koronavirus, ku në mesin e tyre është edhe drejtori i Shëndetësisë në këtë komunë, Bekim Ademi.

Lajmin e konfirmoi vetë Ademi, në një lidhje telefonike në RTV Dukagjin.

“Po, në orët e pasdites më është konfirmuar nga IKSHPK që edhe unë jam person pozitiv me koronavirus dhe kjo ka ardh si pasojë e kontaktit me zyrtarin komunal që doli pozitiv ditë më parë”, tha Ademi .

Ai tha se edhe 11 zyrtarë të tjerë janë të infektuar me koronavirus, në mesin e tyre edhe nënkryetari i komunës.

“Janë infektuar edhe një pjesë e stafit të kryetarit Aliu, drejtori i Financave, Administratës, Zëdhënësi i Komunës, Nënkryetari i Komunës, Drejtori i Pronës ai i Zhvillimit Ekonomik. Që të gjithë jemi pozitiv me COVID-19”, tha ai.

Ai tha se ka simptoma të lehta, por ka djersitje të tepërt. /Gazeta Sinjali/


Shpërndaje artikullin