image 11 persona vdesin nga COVID-19 në Maqedoninë Veriore gjatë 24 orëve të fundit

Rajon

11 persona vdesin nga COVID-19 në Maqedoninë Veriore gjatë 24 orëve të fundit

news image

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë bërë 2.327 testime dhe janë regjistruar 400 raste të reja me COVID-19, shkruan Gazeta Sinjali.

Po ashtu në këtë periudhë kohore, 206 pacientë janë shëruar, ndërsa 11 persona kanë vdekur si pasojë e koronavirusit.

Që nga fillimi i pandemisë në Maqedoninë Veriore janë diagnostifikuar 89.392 pacientë me COVID-19, ku prej tyre 73.983 janë shëruar dhe 2.726 kanë humbur jetën.

 Në Maqedoni janë 12.683 raste aktive.

/Gazeta Sinjali/