image 11 pacientë të konfirmuar me COVID-19 po trajtohen në Spitalet e Kosovës

Shëndetësi

11 pacientë të konfirmuar me COVID-19 po trajtohen në Spitalet e Kosovës

news image

Shërbimi Spitalor Klinik e Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se nga raportimet e klinikave COVID-19 në QKUK, por edhe spitalet e përgjithshme, rezulton se 11 pacientë të kofirmuar me COVID-19, janë në trajtim mjekësor.

Ndërkohë, 23 pacientë të tjerë po trajtohen si post-COVID.

Sipas SHSKUK-së, me oksigjeno-terapi janë 6 pacientë, ndërsa në Mjekimin Intensiv të Klinikës Infektive është një pacient me maskë oksigjeni.

Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme:

Klinika Infektive, 4 pacientë;

Klinika e Pulmologjisë, 20 pacientë  post-COVID;

Mjekim Intensiv në Klinikë Infektive, 1 pacient me maskë oksigjeni;

Spitali i Gjakovës, 3 pacientë;

Spitali i Pejës, 4  pacientë;

Spitali i Ferizajt, 2  pacientë./GazetaSinjali/