image 103 vjeçarja në Shqipëri merr vaksinën antiCOVID: E bëra se më dhembin këmbët

Shqipëri

103 vjeçarja në Shqipëri merr vaksinën antiCOVID: E bëra se më dhembin këmbët

news image

Ditë e sotme po vijon procesi i vaksinimit antiCOVID në qytetin e Shkodrës.

Ndër qytetarët që kanë marrë vaksinën është dhe një 103-vjeçare. Rushe Doda është shoqëruar nga familjarët në qendrën e vaksinimit.

E moshuara ka thënë për abc news se kishte dëshirë për të bërë vaksinën.

Kam kaluar 100 vjeç. Erdha për të bërë vaksinën. E fortë jam për vitet që kam. Vaksinën e bëra se më dhembin këmbët”, thotë ajo.

Kujtojmë se në vendin tonë vaksinimi nisi në datë 2 shkurt, e më pas në Shkodër më 16, fillimisht me personelin shëndetësor.

Pas tyre ka nisur vaksinimi edhe për të moshuarit mbi 80 vjeç. /Gazeta Sinjali/