image 10 klubet e njohura angleze, që s'kanë fituar kurrë trofe gjate historisë se tyre

Futboll

Futboll/ 10 klubet e njohura angleze, që s’kanë fituar kurrë trofe gjate historisë se tyre

news image

Në Angli, janë 10 klube të njohura të cilat nuk kanë fituar asnjë trofe gjatë historisë së tyre.

10.BRENTFORD; klub londinez, i cili për momentin bënë pjesë në Championship. Suksesi më i madh i tyre ishte vendi i 5-të në eliten e futbollit anglez në sezonin 1935/36, shto këtu edhe 4 herë në cerekfinale të FA Cup, ku hera e fundit ishte më 1989! Gjithsesi, trofe kurrë s’fituan!

9.OLDHAM ATHLETIC; klub i vjetër i formuar më 1895. Tani pjesë e kategorisë së 4-të, mirëpo sukseset e tyre ishin ne vitet e 90-ta! Fillimisht më 1990 ishin finalist të League Cup, e me pas në po te njejtin vit(1990) e edhe në 1993 ishin në gjysmëfinale te FA Cup! Këto ishin tentativat e tyre për të fituar trofe, që kurrë s’ia arritën!

8.LUTON TOWN; klub i cili deri në 1991 ishte pjesë e elitës së futbollit anglez! Shquhen për rivalitetin e tyre me fansat e klubeve tjera si Millwall, Watford, Q.P.R etj! Tani janë në Championship, ku jane të rrezikuar që të bien në League 1. Arritja e tyre më e madhe në tentativen për të fituar trofe ishte më 1958/59, por që dështuan në finale!

7.READING; një nga klubet më të vjetra në lshull, njëherit në tërë botën. I formuar me 1871, por qe kurre s’fituan trofe gjatë historisë së tyre! Ishin pjesë e PL për disa sezone, ku më i sukseshmi ishte ai i 2006/07, ku përfunduan në vendin e 8. Ndërsa në garat e kupave, më së afermi trofeut ishin në 2015, ku arritën deri në gjysmëfinale.

6.HULL CITY; “tigrat” si klub u themeluan më 1904. Që nga atëherë ishin klub i kategorive të ulëta kryesisht, por që kane pasur edhe sezone ne kuadër te PL, së fundmi në 2016/17. Arritja në finale të FA Cup me 2014, eshte suksesi me i madh i tyre, por që humben nga Arsenal me rikthim 3:2.

5.MILLWALL; klub nga kryeqyteti, Londra, i themeluar më 1885. “Luanët” kryesisht sezonet i kanë kaluar në kategori të ulëta, por që me thuajse këdo kane armiqesi! Më 2004 arritën në finale të FA Cup, që aty dështuan në tentativën më të afërt për të marrë trofe!

4.BOURNEMOUTH; klub nga PL! Edhe pse i formuar që 121 vite(1899), ky klub nuk gëzon ndonje sukses të veçantë. Që nga 2015 me në krye Edie Howe si trajner, po e gezojnë suksesin e tyre më të madh si anëtar në PL! Përndryshe, kurrë s’kanë fituar trofe e as që kanë qenë në ndonjë finale të kupës!

3.WARFORD; edhe ky klub nga PL! Anëtar i rregulltë i elitës së futbollit anglez që nga 2015. Sa i përket fitimit të trofeve, më së afërmi ishin vitin e kaluar(2019), ku arritën në finale tv FA Cup, por që aty u dështuan përballë Man City.

2.CRYSTAL PALACE; klub londinez, me mjaft emër! Pjese e PL tash e 8 sezone, por që edhe në të kaluarën e afërt ishin pjesë e saj! Në 2016 arritën deri në finale të FA Cup, por aty dështuan qe të rrëmbenin trofeun e parë në histori te tyre! Ndërsa në loge, me 1990/91 ishin deri në vendin e 3-të, por gjithsesi se në fund dështuan edhe aty që të fitonin trofe!

1.FULHAM; klub i njohur, vecmas që nga periudha 2002-2014. Lojtarë të mëdhenj kanë luajtur për këtë klub, që arritjen më të madhe e shenon fiks para 10 vitesh, kur në 2010 arritën deri në finale te Europa League, por aty humbën pas vazhdimeve! Ajo finale, ishte mundësia më e afërt që ky klub të fitonte trofe, përndryshe as në kupa e veçmas në ligën elite ishin larg një gjëje të tillë!