image 1-vjeçari i infektuar me koronavirus nga Malisheva është në gjendje stabile

Kosovë

Pandemia/ 1-vjeçari i infektuar me koronavirus nga Malisheva është në gjendje stabile

news image

Në mesin e 17 të infketuarve me koronavirus që rezultuan pozitiv gjatë mbrëmë, është edhe një 1-vjeçar.

Infektologu, Sali Ahmeti, ka konfirmuar se gjendja e fëmijës është e mirë dhe stabile.

“Gjendja e fëmijës është e mirë, në dukje nuk vërehet se është sëmurë, nuk ka nevojë për ndonjë ndihmë mjekësore, ushqehet dhe qëndron mirë. Bashkë me fëmijën është infektuar edhe nëna e tij që po qëndron bashkë me të në Infektivë”, deklaroi Ahmeti për Klan Kosovën

Ndryshe në Kosovë deri me tani janë konfirmuar 170 raste me koronavirus, 24 janë shëruar ndërsa 4 raste kanë përfunduar me fatalitet.