image 1 mijë e 169 të vdekur për 24 orë në SHBA nga koronavirusi

Botë

Shëndetësi/ 1 mijë e 169 të vdekur për 24 orë në SHBA nga koronavirusi

news image

Mbarë bota është paralizuar nga koronavirusi ndërsa numri i të infektuarve dhe vdekjeve sa vjen e shtohet çdo ditë. Italia, Spanja dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë vendet më të prekuara aktualisht.

Referuar universitetit John Hopkins gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar plot 1 mijë e 169 të vdekur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kjo natyrisht përbën numrin më të lartë të vdekjeve gjatë 24 orëve që në momentin që ka nisur përhapja e virusit.

Në total në SHBA ka rreth 6 mijë viktima, ndërsa zyrtarisht të konfirmuar janë 244 mijë raste me Covid-19. New York-u mban vendin e parë me plot 1 mijë e 500 persona të vdekur nga koronavirusi. /Gazeta Sinjali/