image ​Zgjedhjet e brendshme në LVV, deri tani më së shumti votuan në Mitrovicë

Politikë

​Zgjedhjet e brendshme në LVV, deri tani më së shumti votuan në Mitrovicë

news image

Lëvizja Vetëvendosje që nga ora 10:00 ka filluar procesin e votimeve për zgjedhjet e brendshme të partisë. Po ashtu, është hapur edhe platforma online, në të cilën mund të votojnë edhe anëtarët e mërgatës.

Alim Rama, kryesues i këshillit zgjedhor të brendshëm të LVV-së, ka treguar për KosovaPress, se si po shkon procesi i këtyre zgjedhjeve. Sipas tij, deri tani pjesëmarrja në votime ka kaluar pritshmërinë e kësaj partie.

“Ne si LVV dhe si komision zgjedhor i brendshëm kemi hapur mbi 200 vendvotime në të gjitha qendrat dhe pikat. Po ashtu, edhe në të gjitha qendrat mërgatë ku votohet online. Deri tash pjesëmarrja është më shumë siç e kemi pritur. Procesi është duke shkuar në rregull, dhe pa asnjë problem deri tash”, tha ai”, tha ai.

Rama shtoi se siç shihet deri tani ka interesim mjaft të madh nga anëtarët e LVV-së për të votuar.

“Raporti i hershëm që është dalë, ka qenë në Mitrovicë më shumë siç kemi pritur, dhe në të gjitha qendrat po thonë që interesimi është shumë i madh. Po ashtu, kjo po shihet edhe nëpër postime të ndryshme nga anëtarësia”, ka shtuar Rama.

Ndërkohë, kryeministri i vendit, garon edhe për një mandat katërvjeçar dhe nuk ka kundër kandidat. Kandidate për GVV, është Albulena Haxhiu, kandidat për RVV: Behar Jashari, raporton KP.

Qendrat e vendvotimeve do të mbyllen në ora 19:00.

/GazetaSinjali/