image ​Ylli i Atletico Madridit rezulton pozitiv me Covid-19

Futboll

​Ylli i Atletico Madridit rezulton pozitiv me Covid-19

news image

Në Spanjë situata nuk është e mirë, sidomos tek Atletico Madridi që pas Diego Simeones, sot me virusin Covid-19 ka rezultuar edhe mbrojtësi Jose Maria Gimenez.

Klubi është duke pritur për ekzaminime shtesë dhe rezultatet do të dalin pas seancës individuale stërvitore.

Lojtari është pa simptoma dhe është izoluar në shtëpinë e tij për të respektuar rregullat e karantinimit.

“Ekipi i parë, stafi i trajnerëve dhe të tjerët iu nënshtruan testit PCR të hënën dhe nga rezultat e publikuara shihet se pozitiv ka dalur Josè Maria Gimenez. Lojtari ynë është izoluar dhe do të respektojë rregullat e katantinimit sipas dispozitave për ruajtjen e shëndeti publik.”, thuhet në njoftimin zyrtar të Atletico Madridit.