image ​Vdes doajenja e muzikës franceze

Bota e Yjeve

​Vdes doajenja e muzikës franceze

news image

Një ikonë e vërtetë e muzikës franceze, Juliette Gréco, ka vdekur në moshën 93-vjeçare pas një karriere historike që zgjati tetë dekada.

E lindur në vitin 1927, Gréco u burgos nga nazistët gjatë Luftës së Dytë Botërore, por më pas filloi të performonte në klubet e bodrumeve dhe kafenetë.

E veshur me të zeza, ajo u bë muzë për filozofët dhe shkrimtarët përfshirë Jean-Paul Sartre dhe Albert Camus.

Ajo ndaloi së performuari vetëm në moshën 89-vjeçare, pas një turneu lamtumirës.

Gréco ishte gjithashtu një aktore e njohur, e cila punoi me aktorët e mëdhenj të kinemasë, si Jean Cocteau, Ingrid Bergman, Orson Welles dhe Ava Gardner.

Në Francë, ajo arriti sukses të madh në mesin e viteve 1960, duke luajtur rolin e një skizofrenike në mini-serialin televiziv drithërues “Belphégor”.

Ishte martuar tri herë, por gjithashtu kishte një lidhje të gjatë me borizanin e xhazit Miles Davis.

“Si Tu T’imagines”, “Parlez-moi d`Amour” dhe “Je Suis Comme Je Suis” – ishin hitet e mëdha të këngëtares së njohur franceze./Gazeta Sinjali/

August 1958: French actress and singer Juliette Greco visiting London’s East End (Photo by Cornel Lucas/BIPs/Getty Images)