image ​Uran Ismaili: Arben Vitia dhe Armend Zemaj i ikën debatit për shëndetësinë

Kosovë

​Uran Ismaili: Arben Vitia dhe Armend Zemaj i ikën debatit për shëndetësinë

news image

Ish-ministri i shëndetësisë nga radhët e PDK-së, Uran Ismaili, ka thënë se dy ministrat e fundit, Arben Vitia dhe Armend Zemaj, i ikën debatit për shëndetësinë me të.

Sipas Ismailit, gjatë pandemisë kanë ndodhur shumë parregullsi dhe keqmenaxhime. Sipas tij, është dashur të jenë prezentë dy ministrat e fundit që të ballafaqojnë faktet.

Debati për shëndetësi është duke u mbajtur aktualisht në emisionin kallxopërnime, ku ish-ministri Ismaili ka përmendur edhe shfuqizimin e Udhëzimit Administrativ për rregullimin e çmimit të barnave nga Armend Zemaj, ku në mungesë të tij qytetarët kanë blerë barna shumëfish më shtrenjtë.

Ismaili thotë se politikanët nuk kanë pasur disiplinë të madhe ndaj masave kundër COVID-19.

Masat kundër pandemisë, në masë të madhe të gjithë janë munduar të binden para tyre. A ka pasë politika një tendencë që të del jashtë rregullave të cilat i ka përcaktuar vet, do të ishte jo e sinqertë të themi që ka pasur një disiplinë të jashtëzakonshme”, tha Ismaili.

Sipas tij, kjo qasje kishte filluar me tubimin e Lëvizjes Vetëvendosje në shesh pas rrëzimit të Qeverisë Kurti.

 “Që nga koha, kur z.Kurti e bëri tubimin e madh në shesh, ku u paraqit edhe ish- Ministri i Shëndetësisë, u thye rregulla e parë deri në atë kohë. Sepse deri atëherë nuk kishte ndonjë tubim të tillë. Nuk patëm asnjë dënim për asnjërin nga ta. Nuk patëm vërejtje nga ndonjë inspektorat. Nuk patëm as polici që iu ofruar”, tha tutje ish-ministri i Shëndetësisë./Gazeta Sinjali/