image ​Turqia me masa të reja kundër koronavirusit pasi tejkaloi pragun kritik

Evropë

​Turqia me masa të reja kundër koronavirusit pasi tejkaloi pragun kritik

news image

Ministria e Punëve të Brendshme e Turqisë njoftoi sot disa masa të reja antiCOVID-19, pasi numri i rasteve të reja me koronavirus tejkaloi një mijëshin.

Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi se njësitë e tyre do të kryejnë “monitorim një-në-një” të personave nga të cilët kërkohet të jenë në izolim, veçanërisht në shtatë ditët e para.

Ministria paralajmëroi se nuk do të pranojë asnjë shkelje të detyrimeve që lidhen me mbajtjen e maskës dhe distancës sociale në tubime të tilla si dasma.

Ata deklaruan se tubimet pas funeralit gjithashtu do të jenë të kufizuara.

Ministri i Brendshëm Suleyman Soylu shkroi në Twitter se një inspektim i gjerë do të kryhet nesër në të gjithë Turqinë.

Sipas të dhënave më të fundit, ka pothuajse 235 mijë raste të koronavirusit dhe 5 mijë e 765 vdekjeve në Turqi. Numri i rasteve ditore të koronavirusit ra nën 1 mijë në ditë përpara se Turqia të hapte ekonominë e saj, veçanërisht turizmin, në fillim të qershorit, në një mesatare ditore prej 1 mijë e 360 në mes të këtij muaji.

Pas rënies së rasteve të reja, numri serish shënoi rritje mbi 1.000 në tri javët e kaluara./Gazeta Sinjali/