image ​SHBA shpall Lëvizjen Perandorake Ruse si organizatë terroriste

Botë

Siguri/ ​SHBA shpall Lëvizjen Perandorake Ruse si organizatë terroriste

news image

Shtetet e Bashkuara e kanë etiketuar grupin ultra-nacionalist Lëvizjen Perandorake Ruse një organizatë terroriste, tha sot një zyrtar i Departamentit të Shtetit.

Anëtarët e grupit me seli në Rusi, e konsiderojnë veten si nacionalistë ortodoksë rusë që mbrojnë restaurimin e monarkisë dhe favorizojnë interesat e rusëve etnikë, ukrainasve dhe bjellorusëve, transmeton Reuters.

Më parë është raportuar se ata ishin pjesë e protestave në Ukrainë dhe kanë marrë lëvdata nga demonstruesit për guximin e tyre. Por, sipas historianit Timothy Snyder, deri më tani “qëllimi i tyre është politik dhe jo etnik ose racor”.

Ai kishte thënë se “grupi duhet të vëzhgohet”, pasi retorika e këtij grupi ka qenë me forcë armiqësore ndaj të gjithë ndikimeve të huaja.