image ​Selimi: Keqmenaxhim i situatës me koronavirus, sot vdekjet janë njëjtë me statistika të luftës

Shëndetësi

​Selimi: Keqmenaxhim i situatës me koronavirus, sot vdekjet janë njëjtë me statistika të luftës

news image

Shefi i grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi ka deklaruar se çështja e ‘vijave të kuqe ndaj Partisë Demokratike të Kosovës nuk ka qenë për mocionet e mosbesimit, por për koalicion qeverisës.

Selimi ka thënë se pikërisht për menaxhimin e pandemisë, duhet të rrëzohet Qeveria Hoti, derisa ka lavdëruar Qeverinë Kurti për menaxhimin e situatës me pandeminë, për të cilën tha se ishte model për vendet e rajonit.

“Për shkak të keqmenaxhimit dhe daljes nga kontrolli i situatës, sot vdekjet janë njëjtë me statistika të luftës”, tha ai në Tv Dukagjini.

Ai ka thënë se nuk kanë marrëveshje me PDK-në për rrëzimin e Qeverisë Hoti, por ata deklarohen çdo ditë se janë në opozitë dhe se janë të gatshëm për zgjedhje./Gazeta Sinjali/