image ​SBAShK-u kundërshton vlerësimin e mësimdhënësve përmes testimit

Arsim

​SBAShK-u kundërshton vlerësimin e mësimdhënësve përmes testimit

news image

Kryetari i sindikates, Rrahman Jasharaj, thotë se zgjidhja e vetme për të ngritur cilësinë në arsim është të forcohet divizioni i inspektorëve profesionalë të cilët do të shkonin në shkollë dhe do të monitoronin mësimdhënësit gjatë procesit mësimor.

Sipas tij, mësimdhënësit pranohen me konkurse të hapura dhe aty dëshmojnë se janë të aftë për punë.

“SBAShK-u është deklaruar para një kohe, madje për këtë është deklaruar edhe MAShT-i, se vlerësim me test të njohurive të mësimdhënësve nuk ka dhe nuk do të ketë. Ne kemi insistuar që të forcohet divizioni i inspektorëve profesional, të cilët do të shkonin në shkollë, në klasë dhe do ta monitoronin me punën që bënë mësimdhënësi në lëndën e tij gjatë procesit mësimor. Konsiderojmë që kjo është zgjidhje e vetme, ngase inspektorët profesional do të shihnin nga afër punën që bënë mësimdhënësi, do të shihnin edhe mangësitë eventuale, do t’i thuhej dhe këshillonte mësimdhënësin se si ti tejkaloj dobësitë eventuale që i ka pa qëllimin e tij, sepse ne mësimdhënësit mundohemi të punojmë por mundemi nganjëherë të gabojmë në ndonjë etapë të orës… Punëtorët e arsimit janë pranuar me konkurse për të punuar me nxënës e jo për t’u testuar, kjo diplomë e marr në universitetet publike dëshmon se ata janë testuar dhe përgatitur për tregun e punës”, tha ai.

/GazetaSinjali/