image ​Përfundon stinori i rregullt në Superligën e hendbollisteve

Sporte të tjera

​Përfundon stinori i rregullt në Superligën e hendbollisteve

news image

Të dielën janë luajtur dy ndeshje të xhiros së 22-të të Superligës së Kosovës në hendboll (femrat).

Me këto ndeshje ka përfunduar pjesa e rregullt e kampionatit në elitën e hendbollisteve.

Istogu, Vushtrria, Prishtina e Ferizaj luajnë në play-off. Drita si e parafundit luan në play-out me të dytin e Ligës së Parë, ndërsa KEK-u largohet nga elita.

Të dielën, Drita humbi në Gjilan nga Vjosa me rezultat 27:24. Kurse në ndeshjen tjetër Samadrexha fitoi si vendase ndaj Vëllaznimit me 38:30. /Gazeta Sinjali Sporti/