image ​Në Maqedoninë Veriore nga e mërkura ora policore 16:00 – 05:00, fundjavë 24 orë

Rajon

Siguri/ ​Në Maqedoninë Veriore nga e mërkura ora policore 16:00 – 05:00, fundjavë 24 orë

news image

Qeveria e Maqedonisë së Veriut vendosi orë policore çdo ditë punë nga ora 16 deri në orën 5 të mëngjesit në gjithë territorin e vendit. Kjo masë hyn në fuqi nga dita e mërkurë. Në fundjavë ora policore do të zbatohet 24 orë.

Gjatë javës personat deri 18- vjeç do të kenë mundësi lëvizjeje nga ora 13.00-15.00, ndërsa personat mbi 67-vjeç nga ora 10.00-12.00.

Qeveria ka vendosur të kufizojë edhe lëvizjen në vendet publike. Nuk lejohen të frekuentojnë më shumë se dy persona, ndërsa masa nuk vlen për personat 14-vjeç nëse janë të shoqëruar nga prindërit.

Vendimi vjen pas rekomandimeve nga Shtabi i Përgjithshëm i Krizës, mbi bazën e pritjeve për rritjen e numri të infektuarve gjatë dy javëve në vijim.

Kryeministri teknik, Oliver Spasovski thotë se në bazë të analizave, kulmi i krizës në vend pritet tre javët e ardhshme.

“Sipas ekspertëve, 2-3 jav ët e ardhshme do ta arrijmë kulmin e të infektuarve nga koronavirusi, i cili me gjasë do të jetë nga 2000 deri 2500. Është më mirë që të përgatitemi për më shumë dhe numri të jetë më pak se sa të na ndodhë e kundërta”, tha Spasovski.

Spasovski shtoi se festat dhe ceremonitë fetare këtë vit do të kryhen nga shtëpia, me qëllim ruajtjen e shëndetit publik.

Ai po ashtu i apeloi mediave të kenë kujdes më transmetimin e lajmeve, si dhe i bëri thirrje organeve përgjegjëse të luftojnë lajmet e rreme, të cilat kanë për qëllim përhapjen e panikut te qytetarët.